Një krijesë misterioze është gjendur në një det të Indonezisë, e cila ishte rreth 15 metra e gjatë dhe disa metra e gjerë dhe dyshohet të jetë ndonjë kallamar gjigant.
Mbetjet e kalbura të saj ishin përhapur në ujë dhe këtë e kishte zbuluar, Asrul Tuanakota, një banor i provincës Maluku.
Kur e gjeti në mbrëmjen e së martës, 37-vjecari mendoi se krijesa e madhe ishte një varkë e mbytur. Besohet se kishte ngordhur tre ditë para se të gjendej. Gjithashtu banorët kanë hedhur dyshimet se mbeturinat mund të jenë eshtrat e ndonjë balene.
Nuk është bërë e ditur se çfarë është, ndërsa autoritetet kanë ndihmuar në largimin e mbetjeve.
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...