Një nënë nga Arkansas-i i Shteteve të Bashkuara i ka blerë të gjitha këpucët në dyqanin “Payless” për t’ua dhuruar ato fëmijëve të varfër para fillimit të vitit të ri shkollor.
Carrie Jernigan, nënë e tre fëmijëve, tha se i ka blerë gati 1500 palë këpucë. Ajo nuk tregoi se sa të holla i ka paguar për të gjitha këpucët, por tha se i ka pasur 21 mijë dollarë kursime. “Shkoj shpesh nëpër shkolla dhe në vendin tim shkalla e varfërisë është e lartë”, tha ajo.

“Gjëja e parë që më erdhi në mendje kur vendosa ta bëjë këtë veprim ishte se shumë fëmijë që nuk kanë mundësi për këpucë të reja tashmë do t’i kenë ato për ditët e para të shkollës”, shtoi Jernigan.
Ajo vendosi t’i blejë të gjitha këpucët kur vajza e madhe i kërkoi një palë këpucë të reja për shoqen e vet, ndonëse kishin shkuar në dyqan për t’i blerë këpucë vetë asaj.

Fillimisht, në dyqan ndodheshin vetëm rreth 400 palë këpucë, por kur gruaja shkoi të nesërmen për t’i marrë ato, punëtorët i thanë se janë furnizuar edhe me këpucë të tjera.
Ajo kishte menduar se jo të gjitha këpucët janë për fëmijë, por arriti t’i gjente 1500 palë të tilla, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Rekordi i votave në vendvotimet në Kosovë
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun