Të gjithë mund të mendojnë se fshati Ringakiddy në Cork është një komunitet i qetë irlandez, por vetë banorët nuk mendojnë kështu dhe për këtë fajësojnë fabrikën e “Pfizer”, që prodhon viagrën në këtë zonë.
Mbetjet që lëshohen në mjedis nga procesi i prodhimit duket se ndikojnë tek të gjithë rezidentët meshkuj të këtij komuniteti.
“Tymosim dashurinë falas prej vitesh tashmë”, thotë Sadie O’Grady, banore e Ringakiddy.
Psikologia Fiona Toomey u kthye në vendlindjen e saj pas pesë vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe vuri re ndryshimin. Madje, efektet ndjehen edhe tek qentë.
“Këtu edhe qentë sillen në një gjendje të eksituar. Mendoj se viagra ka hyrë tek uji dhe që prej 1998, kur u hap fabrika në fshat ka patur një bum lindjesh, disa herë më shumë se në zonat e tjera të Irlandës”, thotë ajo.
Vetë kompania “Pfizer” nuk komentoi pretendimet e banorëve, por siguron se “procesi i prodhimit është tërësisht i sigurtë dhe nuk ndikon në mjedis”./syri/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...