Drerët po bëhen gjithnjë e më të dobët dhe më të vegjël për Babagjyshin. Dhe shkak për ndryshimin e tyre fizik, është bërë ndryshimi i klimës.
Siç është raportuar nga The Guardian, bazuar në një studim të revistës Global Change Biology, për shkak të rritjes së temperaturave, dimri po bëhet gjithnjë e më i vështirë për drerët.
Këto kafshë ushqehen me bimë që gjenden ën dëborë, por rritja e temperaturave bën që të bien më shumë shira dhe për pasojë dëbora ngrin në disa shtresa.
Kështu për rreth 8 muaj, ushqimi mbetet nën masën e madhe të akullit, çka e bën të vështirë ushqyerjen e drerëve.
Hulumtuesit kanë kapur dhe peshuar rreth 135 kafshë në vit, nga 1994-2015, duke vënë në dukje se pesha trupore e tyre është ulur me 12 %, nga 55 në 48 kilogram.
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...