Objekti më i largët i eksploruar ndonjëherë nga njerëzimi është shfaqur në një video të publikuar nga agjencia hapësinore amerikane.
Pamjet e reja tregojnë objektin e largët që njihet si Ultima Thule, ndërsa lundron nëpër hapësirë, në rrugën e saj për të arritur anijen kozmike Horizons në Ditën e Vitit të Ri, transmeton lajmi.net.
Videoja tregon “dordolecin e hapësirës” – i quajtur kështu, sepse është formuar si dy sfera të bashkuara – duke shkuar kalimthi drejt kamerës gjatë një sërë orësh.
Shkencëtarët e NASA-s ngjitën së bashku animacionin me një seri fotografish të marra nga anija kozmike e agjencisë.
Në video, objekti i vogël, i akullt, shfaqet duke u rrotulluar si një helikë. Rrotullohet rreth çdo 16 orë, ndërkaq që videoja tregon edhe fotografitë e realizuara për shtatë orë.
Fotot u realizuan pragun e Vitit të Ri, pasi anija kozmike arriti qasje më të afërt me objektin. Por ata nuk u dërguan përsëri në Tokë deri në ditët e fundit, si pjesë e një serie të deponive të të dhënave që shkencëtarët presin të shohin për vitet që vijnë.
https://youtu.be/edo8gs-9O7M
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro