Rreth 40 për qind e njerëzve në Japoni flenë më pak se gjashtë orë natën, ndërsa shumica e japonezëve flenë më pak se shtatë orët e rekomanduara, sipas një studimi.
Sondazhi Kombëtar për Shëndetësi i ka regjistruar zakonet e 3.500 japonezëve gjatë vitit 2015, dhe ka gjetur se një numër rekord i burrave dhe grave nuk pushojnë mjaftueshëm.
Pjesa më e madhe e të anketuarve kanë thënë se flenë në mes të gjashtë dhe më pak se shtatë orë mesatarisht. Përqindja e njerëzve që flenë më pak se gjashtë orë tani qëndron në 39.5%, që është një rritje prej 11.1% krahasuar me një dekadë më parë.
Kur janë pyetur se pse nuk flenë mjaftueshëm, burrat kanë thënë për shkak të orareve të gjata të punës, ndërsa gratë ia kanë vënë fajin përdorimit të teknologjisë para gjumit, për mungesë të gjumit të mjaftueshëm./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim