Lufta kundër malaries është duke u përmirësuar, por ende ka shumë punë për të bërë. Sprejët anti-larva kanë kosto të larta financiare dhe gjithashtu duhet mjaft kohë për zhdukjen e tyre. Shkencëtarët kanë vënë në jetë një teknologji që po e bën luftën kundër mushkonjave më të suksesshme.
Universiteti Aberystwyth i Uellsit dhe programi Zanzibar i Tanzanisë për Eliminimin e Malaries po përdorin dronët për të vëzhguar zonat e nxehta të malaries dhe për të identifikuar zonat e ngarkuara me ujë ku mund të rriten mushkonjat që mbajnë malarien.
Pas identifikimit të zonës, ekspertët spërkatin vendin brenda pak orësh, duke parandaluar kështu zhvillimin e tyre. Më tej shkencëtarët mendojnë që imazhet e dronit të kalojnë tek telefonat, për të udhëhequr ekipet e spërkatjes dhe për të ndjekur përparimin e tyre./gazeta shqip/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës