Ngjyra e kuqe e liqenit Natron në Tanzani është si pasojë e disa baktereve që rriten në të, të cilat prodhojnë pigment të kuq.
Ky fenomen verifikohet vetëm gjatë stinës kur përqendrimi i kripërave është mjaft i lartë, uji arrin një temperaturë deri në 60 gradë Celsius dhe nisin të rriten baktere e mikroorganizma, që e ngjyrosin në tonalitetet e së kuqes dhe portokallisë, në varësi të thellësisë së ujit, pavarësisht se maksimumi i saj është vetëm 3 metra.
Janë të pakta gjallesat që mund të qëndrojnë në këtë liqen, pasi mjedisi ka një pehash 10.5, i ngjashëm me amoniakun, gërryen lëkurën dhe ndër speciet e vetme që rezistojnë të prekin në ujërat e tij, është një lloj pelikani, që është përshtatur për të qëndruar mbi të pasi gjymtyrët kanë një shtresë të dyfishtë mbrojtëse të lëkurës.
Ndërsa nëse një kafshë apo organizëm i ngodhur bie në kontakt këtu, nuk dekompozohet, por balsamoset atumatikisht, pasi natron, përbërësi kimik ushtron një efekt mumifikues, duke i kthyer në statuja kripe./Klan News
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...