Në orët e para të 11 Gushtit 1676, motër Maria Crocifissa della Concezione e Manastirit të Parmës në Montechiaro u zgjua, e mbuluar në bojë.
Ajo pohoi se kishte qenë e poseduar nga Satani, që e shtyu të shkruante një mesazh në letër.
Letra u shkrua në një alfabet të çuditshëm dhe të pakuptueshëm. Shekujt kaluan, dhe askush nuk arriti ta deshifronte letrën.
Në vitin 1960, manastiri ofroi një muaj të plotë pushime atij që do ta përkthente me sukses letrën.
Duket sikur një software e arriti atë që njerëzit nuk mundën.
Daniele Abete, drejtor i Ludum Science Center, tha për Times:
“Ne dëgjuam për software-n, për të cilin kemi bindje se është përdorur nga shërbimet inteligjente për zbërthimin e kodeve.
Ne e testuam programin kompjuterik me greqishten e vjetër, arabishten, dhe alfabetin latin për të zbuluar ndonjë gjë nga letra dhe doli se vërtet kishte djallëzi në të”.
15 rradhë janë përthyer deri tani.
Në pjesën e parë shkruhet:
“Zoti pandeh se mund t’i çlirojë të vdekshmit. Sistemi nuk punon për askënd… Ndoshta tani, Stiks është i kthjellët”.
Letra vazhdon me përpjekje për ta bindur murgeshën ta braktisë besimin e saj dhe se feja është shpikje e njeriut.
Abati tha për radion e lajmeve italiane Radio 105:
“Teoria ime është se bëhet fjalë për një alfabet i krijuar me ato simbole që vetë murgesha njihte. Çdo simbol është i mirë menduar dhe i strukturuar, ka shenja që përsëriten, ndoshta një iniciativë e qëllimshme ose e gjitha subkonshience.
Stresi i jetesës në manastir ishte shumë i madh”.
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...