Londër, Tokio, Paris – mund të hamendësosh se një prej këtyre tre qyteteve të famshëm do të jetë numri një për destinacionet e frekuentuara në botë, por nëse e mendove, je gabuar.
Sipas një raporti të ri nga Mastercard, ka një qytet që i ka mundur të tre dhe ai është: Bangkoku.
Kryeqyteti tajlandez ka luajtur rolin e mikpritësit për më shumë se 19 milionë vizitorë më 2016 –ën, duke tejkaluar Londrën për të dytin vit radhazi.
Turistët tërhiqen nga arkitektura befasuese e qytetit, kultura e pasur dhe klima tropikale ( një arratisje e re për dimrin!), por mbase tërheqja më e madhe është fakti se vizitorët shpenzojnë mesatarisht vetëm 64 dollarë dita. Nëse nuk e keni problem të udhëtoni gati 19 orë, duket se Bangkoku ia vlen të shënohet në listën e udhëtimeve të dëshirave.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...