62-vjeçari Craig Hamilton-Parker, çdo vit publikon parashikimet e tij vjetore. 365 ditët që vijnë, Ai ka lindur në Southampton të Anglisë dhe edhe për këtë vit ka bërë parashikimin e tij.
Psychics.co.uk është faqja e tijonline ku i publikon këto parashikime dhe pritet vetëm që gjatë vitit të zbulojmë nëse i ka rënë në kokë.
Në qoftë se parashikimet e Hamilton-Parker për këtë vit janë të sakta, mund të përpiqemi t’i parandalojmë.
Ai ka parashikuar:
-Hillary Clinton do dorëhiqet nga politika pas publikimit të disa dokumenteve.
– Danimarka dhe Italia do të largohen nga BE.
– Kaos ekonomik në Evropë dhe Amerikë dhe trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.
–Zjarr i madh në Dhomat e Parlamentit në Angli.
– Një sulm toksik ose biologjik në një shkollë në Evropë.
– Një epidemi gripi në mbarë botën.
– Eklipsi mbi Amerikën në gusht përkon me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.
“Ndiej se 2017 dhe 2018 janë vitet kur gjërat e mrekullueshme shpirtërore do të zbulohen në botë teksa më në fund do të çlirohemi nga zgjedha e Epokës së materializmit”,- ka shtuar ai në uebsajtin që ka në pronësi./lajmi.net
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA