Lëshimi historik i një rakete të NASA-s dhe kompanisë private SpaceX është shtyrë për shkak të kushteve të motit.
Lëshimi i saj mund të ndodhë më 30 maj.
Nisja e raketës drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ishte paraparë të ndodhë të mërkurën në mbrëmje, por fluturimi u vendos të shtyhet, për shkak se në momentet e fundit moti ishte me stuhi dhe vetëtima.
Ky do të ishte fluturimi i parë pas nëntë vitesh i NASA-s në hapësirë.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence shkuan në bazën në Florida, për të parë nisjen.
Brenda raketës ishin dy astronautë të NASA-s, koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe kolonelit të Forcave Ajrore, Bob Behnken.
Behnken dhe Hurley kanë qenë në karantinë në dy javët e fundit, si një masë kundër koronavirusit.
Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, pritej të lëshohej nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.
SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë.
Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël shtetesh.
Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024./ts/
Sulmet izraelite ndaj Iranit rrisin çmimet e arit
Avokati i ish-policit Spahiu thotë se disa policë të Kosovës...
“Banjska”, dëshmon polici: Grupi që na sulmoi nga mbi 20 poz...
Turqia dënon sulmet izraelite ndaj Iranit dhe kërkon ndaljen...
Trump për sulmet izraelite ndaj Iranit: Ishte fantastike
“Trafiku më shpëtoi” – Studentja humbi fluturimin e Air Indi...