Në nisje të punimeve të legjislaturës së re të Kuvendit pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ish-Drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar emrat e të gjithë deputetëve më të vjetër që kane drejtuar seancat e para.
Sipas tij ne 27 mars 1920 seancën e parë e ka hapur Mytesim Këlliçi, për të vijuar më pas me Pandeli Evangjelin.
Shënimi i Dervishit
Sot, në çeljen e sesionit të parlamentar, po kujtoj deputetët shqiptarë që kanë hapur mbledhjet e para të legjislativit shqiptar. Deri në vitin 1944 tradita parlamentare shqiptare, mund të themi e konsoliduar, parashikonte që mbledhjen e parë të legjislativit e drejtonte deputeti më i vjetër, ose në mungesë të tij, një nga më të vjetrit. Këtij i bashkëlidhej deputeti më i ri i cili ushtronte detyrën e sekretarit të përkohshëm.
Kryetari i përkohshëm i ndihmuar nga sekretari, drejtonin parlamentin deri në zgjedhjen e kryesisë së rregullt e përbërë nga kryetari, dy nënkryetarë dhe një sekretar. Deri në vitin 1950 zgjedhja e kryesisë është bërë çdo sesion parlamentar. Ndërsa deri në vitin 1991 në kryesi ka qenë i përfshirë edhe funksioni i sekretarit. Drejtimi i përkohshëm më i gjatë në historinë e legjislativit është ai i periudhës 21 janar-23 shkurt 1924, sepse Kuvendi i asaj kohe zgjati tej mase verifikimin e mandateve. Në çeljet e tjera, drejtimi i përkohshëm ka qenë i shkurtër.
-27 mars 1920, Mytesim Këlliçi
-21 prill 1921, Pandeli Evangjeli
-21 janar 1924, Petro Poga
-1 qershor 1925 Gjergj (Jorgj) Çako
-25 gusht 1928, Pandeli Evangjeli
-21 nëntor 1932, Petro Poga
-10 shkurt 1937, Petro Poga
-17 prill 1940, Terenc Toçi (kryetari i emëruar)
-16 tetor 1943, Lef Nosi
-10 janar 1946, Petraq Popa
-28 qershor 1950, Petraq Popa
-19 korrik 1954, Aleksandër Xhuvani
-21 qershor 1958, Koço Tashko
-14 korrik 1962, Spiro Moisiu
-9 shtator 1966, Spiro Moisiu
-20 nëntor 1970, Spiro Moisiu
-28 nëntor 1974, Zylyftar Veleshnja
-25 dhjetor 1978, Pilo Peristeri
-22 nëntor 1982, Shefqet Peçi
-19 shkurt 1987, Spiro Koleka
-15 prill 1991, Adil Çarçani
-6 prill 1992, Pjetër Arbnori
-1 korrik 1996, Sabri Godo
-23 korrik 1997, Dritëro Agolli
-3 shtator 2001, Servet Pëllumbi
-2 shtator 2005, Lufter Xhuveli
-7 shtator 2009, Fatos Beja
-9 shtator 2013, Namik Dokle
-9 shtator 2017, Besnik Baraj
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit