Ata që janë të dhënë dhe besojnë në parashikimin e fatit përmes mënyrave të ndryshme, një ndër të cilat leximi i filaxhanit, e njohin Fierin si zonën më ‘të pasur’ me fallxhore.
Mirëpo, plani për to nuk ecën gjithmonë sipas parashikimit, sidomos kur kalojnë në veprime ekstreme. I tillë ka qenë edhe rasti i 51 vjeçares nga Radostina-Vadhizë e Fierit, fallëxhore e njohur e zonës, e cila i ka marrë një shtetasi nga Patosi plot 7500 euro.
Liljana Llapashtica është vënë në pranga për mashtrim por kjo nuk është hera e saj e parë.
“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos”, thotë policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale mashtrimi.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...