Stereotipet e vetmisë thonë që vetmia rritet me moshën. Ne e fillojmë jetën me një rrjet shoqëror të gjerë dhe dinamik. Me kalimin e kohës, miqësitë shpërndahen, njerëzit ndjekin drejtime të ndryshme dhe miqtë ose të njohurit bëhen më të vështirë për t’u arritur.
Por a përputhet stereotipi me realitetin?
Hulumtimi i ri i botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale shqyrtoi zhvillimin e vetmisë përgjatë gjithë jetës. Është interesante pasi studiuesit zbuluan se trajektorja e vetmisë në moshën e mesme dhe tek të moshuarit varej nga gjinia e një personi. Burrat e përjetonin vetminë më shumë në moshën e mesme, ndërkohë gratë janë më të vetmuara në pleqëri.
Pra, burrat ndihen më të vetmuar rreth moshës 40-vjeçare, ndërkohë në moshën 80-vjeçare, vetmia ulet. Ndërkohë e kundërta ndodh tek tek gratë.
Gjithsesi, gjinia nuk ishte i vetmi faktor që ndikon tek vetmia. Studiuesit gjithashtu zbuluan se rrethanat sociale dhe mjedisore kontribuan në zhvillimin e vetmisë në jetën e mëvonshme.
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes