Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “Surrey” në Britani, Roger Webb dhe Chris Jeynes, kanë konfirmuar autenticitetin e dokumenteve që janë më shumë se 2000 vjet të vjetër, ku përmendet Krishti dhe dishepujt e tij.
Në këto dokumente të lashta thuhet se Krishti nuk krijoi fe të re, por e rifreskoi traditën antike që datonte nga koha e mbretit David. Sipas këtyre dokumenteve, Krishti ishte pjesë e një sekti hebraik, që i kishte rrënjët 1000 vjet të vjetra dhe që arrinin deri te mbreti David, i cili besonte në një Zot mashkull-femër.
Këto dokumente janë zbuluar në Bregun perëndimor në vitin 2006, por nuk ishin bërë publike deri në vitin 2011. Ato gjenden në kryeqytetin e Jordanisë dhe ekspertët, për shkak të rëndësisë së tyre, kërkojnë që këto dokumente të ruhen më me kujdes./Arbresh.info/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...