Në prill të vitit 2012, Tony Nichlinson ishte në një betejë shtatëvjeçare për të vrarë veten.
Babai i dy fëmijëve kishte një sindromë të mbylljes, si rezultat i një sulmi në tru më 2005 që e la të paaftë për të folur apo lëvizur. Në kërkim të opsioneve për të kryer vetëvrasje të asistuar, avokati i tij kontaktoi aktivistin e eutanazisë Dr Philip Nitschke, transmeton portali arbresh.info.
Rezultat i asaj bisede ishte një ide: çfarë nëse do të ishte e mundur të vrisje veten sa hap e mbyll sytë?
Gjashtë vite më vonë, Dr Nitschke i njohur edhe si Doktor Vdekja është afër finalizimit të zhvillimit të “makinës vetëvrasëse” të quajtur Sarco.
Pajisja ka për qëllim t’u ofrojë njerëzve një opsion për t’i dhënë fund jetës në mënyrë paqësore pa nevojë të ndihmës, në një mënyrë jo vetëm efektive, por të dinjitetshme.
“Vdekja nuk duhet të jetë diçka që bëhet fshehur diku në një dhomë të pasme, duhet të jetë me stil dhe elegante”, tha Dr Nitschke për The Independent.
Makineria punon duke mbushur një kapsulë me azot, e cila shkakton vdekje hipoksike për atë që është brenda, që studiuesit thonë se shmang ankthin dhe shqetësimin që zakonisht lidhet me ngufatjet me azotin./Arbresh.info/
Vëllain ia vranë një vit më parë në Belgjikë, kush është per...
Vritet një 57 vjeçar në Lezhë
1 Qershori – Koalicioni i OJQ-ve organizon aktivitet p...
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë
Australiania vendos rekord botëror me 7,079 tërheqje në 24 o...