Një vilë madhështore me 14 dhoma gjumi, që i përkiste Mbretit Leopold II të Belgjikës, ka dalë në shitje për shifrën e 410 milionë dollarëve.
Villa Les Cedres, në Saint-Jean-Cap-Ferrat (Francë), do të bëhet shtëpia më e shtrenjtë në botë nëse do të blihet me këtë çmim marramendës.
Fotot e mëposhtme tregojnë madhështinë e mansionit 187-vjeçar, që është ndërtuar për Mbretin e Belgjikës me paratë e taksës së tokës në Kongo.
Më pas, u ble nga familja Marnier-Lapostolle në vitin 1924, 15 vite pas vdekjes së Leopoldit.
Kohët e fundit ka qenë pronë e markës italiane Campari, që e nxori në shitje në tëtor të vitit 2017.

Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...