Gjatë 2 javëve të para pas lindjes, bebet i kanë pothuajse gjithmonë sytë e mbyllura. Vetëm më pas fillojnë të tregojnë interes ndaj objekteve të mëdha.
Fëmija adhuron të shikojë fytyrën e nënës si edhe gjoksin, si edhe objektet me forma të rrumbullakëta të cilat i japin ndjesinë e mirëqënies. Bebet e kanë në përgjithësi më të zhvilluar shqisën e prekjes dhe nuhatjes, dhe më pas do të përmendim shijimin, dëgjimin, duke bërë që shikimi të jetë shqisa më pak e zhvilluar.
Një bebe 2-3 muajshe fillon të shikojë edhe objekte në një distancë që i kalon 30 cm. Ai fillon të njohë shtëpinë e tij si edhe zhurmat. Në këtë periudhë tek fëmija mund të shfaqet një formë strabizmi, i cili është normal deri në muajin e 8-9.
Një bebe 6 muajshe, sistemi i shikimit në këtë moshë mund të krahasohet me atë të një të rrituri, por ndërtimi fiziologjik i syrit përfundon vetëm në moshën 12-vjeçare. Rreth muajit të 6-7 fëmija fillon të kuptojë se ajo që shihet mund të preket dhe merret në dorë, pra në këtë periudhë ai do të fillojë të luaj me lodrat e tij me muzikë, të cilat mund ta kishin bërë atë kurioz edhe më parë por nuk ka qenë në gjendje t’i kapë. Në këtë periudhë përpiquni ta stimuloni zhvillimin e shikimit të fëmijës duke përdorur sa më shumë lodra me ngjyra.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...