Një studim i fëmijëve të shkollave gjermane të moshës 14 vjeç e lart ka zbuluar se vetëm 59 për qind e nxënësve e dinë për kampin nazist të vdekjes Aushvic.
Ekspertët fajësojnë se gjetjet janë për shkak të mungesës së edukimit për historinë, transmeton portali arbesh.info
Rezultatet e habitshme u publikuan të enjten nga Instituti Körber, i cili realizoi studimin me 1,009 gjermanëve të moshës 14 vjeç e lart, duke përfshirë 502 fëmijë të shkollave.
Sondazhi zbuloi se 47 për qind e 14 deri në 16 vjeç e dinin për kampin famëkeq të vdekjes. Ndërsa vetëm shtatë nga dhjetë personat e moshës 17 vjeç e lart kishin dëgjuar për vendin në Poloni, ku 1 milion njerëz u vranë midis viteve 1941 dhe 1945.
“Ne jemi të shqetësuar të shohim se gjithnjë e më pak shtete gjermane ofrojnë historinë si një lëndë të veçantë gjatë shkollës së mesme”, tha Sven Tetzlaff, kreu i hulumtimeve arsimore në Institutin Körber, për the Local.
Rreth 86 për qind e popullatës gjermane në tërësi ishin të vetëdijshëm për kampin dhe qëllimin e tij, zbuloi studimi./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë