Astronomët nga Universiteti Rice i SHBA-së dhe Universiteti Sun Jat-sen në Kinë kanë arritur në përfundim se një përplasje gjigande rreth 4.5 miliardë vjet më parë mund të shpjegojë vëzhgimet më të fundit të satelitit zbulues “Juno”, nisur nga NASA drejt Jupiterit.
Andrea Isela nga Universiteti Rice dhe astronomi kinez Shanghai-Fei Liu, punuan në mijëra simulime kompjuterike bazuar në leximet e satelitit “Juno”, i cili zbuloi se bërthama e Jupiterit ishte më pak e dendur dhe e përhapur sesa besohej.
Është vërejtur se Jupiteri kishte të paktën një shans 40 për qind për të gëlltitur një planet 10 herë sa masa e Tokës miliarda vjet më parë si rezultat i përplasjes.
NASA lansoi satelitin “Juno” në vitin 2011, dhe që nga korriku 2016, kërkimet e këtij sateliti në Jupiter janë duke vazhduar.
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës