Ideja e Shteteve të Bashkuara si një “qytet i ndritshëm mbi një kodër” është më i lidhur me Presidentin Ronald Reagan, por është përdorur shumë edhe nga politikanët tjera.
Themeluesit e këtij shteti dëshironin që Amerika të ishtë si një fener lirie dhe demokracie, që do ndriçonte rrugën për pjesën tjetër të botës.
Por ngjan që drita e fenerit është zbehur kohëve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Një sondazh i publikuar së fundmi tregon një rënie të ndjeshme dhe të papritur të një numri të madh të njerëzve që nuk i shohin më SHBA-të si vendi që ka ndikim pozitiv në botë.

Sondazhi i kryer nga Ispos Mori që anketoi rreth 18 mijë persona nga 25 vende të botës, tregon se vetëm 40 për qind të të anketuarve mendojnë se Shtetet e Bashkuara kanë ndikim pozitiv në skenën botërore. Kjo është më pak se Kina në 49% dhe jo shumë larg Rusisë në 35%.
Fronin si vendi që ka ndikim pozitiv në botë e mban Kanada, ku 80 për qind të të anketuarve thanë se vendi vazhdon të jap ndikim pozitiv në çështjet e botës. Në vendin e dytë është Australia, ndërsa në të tretin Gjermania.
Për shkak të Brexit, Britania e Madhe ka rënë 10 pikë më pak, ndërsa Izraeli dhe Irani qëndrojnë në fund të listës./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...