Hipnoza, në kundërshtim me atë që shumë njerëz e besojnë, nuk është aktivitet për magjistarët e dorës së dytë.
Kjo nuk është e destinuar të jetë mashtrim magjik, transmeton portali arbresh.info.
Hipnoza është është përdorur për të kuruar çrregullimet psikologjike dhe psikosomatike, megjithatë për të arritur rezultatet e nevojshme është e domosdoshme që të kuptohet se si ndikon kjo praktikë në disa pjesë të trurit.
Për këtë arsye, hulumtuesit nga Stanford University kanë kryer një studim që tregon se si ndikon hipnoza në tru.
“Hipnoza është një formë e vjetër perëndimore e psikoterapisë. Në fakt është mjet i fuqishëm për ndryshimin e mënyrës që përdorin mendjet tona për të kontrolluar perceptimin dhe trupin tonë”, ka thënë David Spiegel, autor i studimit.
Gjatë hulumtimit janë përdorur skanime për të monitoruar aktivitetin e trurit dhe është arritur në përfundim se asnjë sektor i trurit nuk mbyllet gjatë hipnozës.
Ka shumë pak të ngjarë që disa pjesë të ndryshme të trurit mund të përjetojnë ndryshim, duke theksuar se ‘hipnoza në fund të fundit është një ndryshim i ndërgjegjjes’./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...