A po arrin numri i të sëmurëve në Gjermani nivele të reja e po rrezikon Gjermaninë si një vend biznesi? A abuzohet me pushimin mjekësor nëpërmjet telefonit?
Numrat që qarkullojnë shpesh japin një pamje të rreme.
Numri i personave me raport nga mjeku po arrin nivele të reja dhe po rrezikon madje edhe Gjermaninë si një vend të bizneseve – ky është thelbi i shumë raporteve të ditëve të fundit. Gazeta “Der Spiegel” pyet: “A është Gjermania një parajsë për mashtruesit?” Punonjësit anonimë flasin se si kanë marrë pushim mjekësor pa pasur në të vërtetë ndonjë problem shëndetësor. Biznesi kërkon që ky trend të ndërpritet.
Kreu i korporatës së automobilave, Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha për Spiegel: “Niveli i lartë i raporteve në Gjermani është një problem i madh për kompanitë”. Numri i raporteve është dyfish më i lartë se në vendet e tjera evropiane. E kjo ka pasoja mbi ekonominë. Shumë kompani ankohen dhe kanë shkurtuar parashikimet për zhvillimin ekonomik, për shkak të numrit të madh të të sëmurëve me raport nga mjeku.
Niveli rekord i personave me raport të mjekut
Edhe para valës së sëmundjeve në vjeshtë dhe dimër, numri i punëtorëve me raporte nga mjeku ishte rritur në nivel rekord. Një studim nga 115 kompani industriale gjermane, i porositur nga kompania konsulente EY, tregoi se vetëm disa kompani njoftonin për probleme si mungesa e motivimit dhe pushimi mjekësor.
Sipas disa burimeve, numri i të sëmurëve ka rënë lehtë në vitin 2023 me 22.4 ditë mungesë për punonjës krahasuar me një vit më parë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë edhe disa krahasime mes vendeve, për nivelin e të sëmurëve ku në vitet e kaluara nuk ka pasur ndonjë rritje të madhe në Gjermani. Por në statistikat e fundit paralajmërohet për rritjen e numrit të punëtorëve me raporte nga mjeku, paralajmërojnë sigurimet. E një prej shkaqeve, siç thuhet, është edhe mundësia e marrjes së raportit të mjekut me telefon.
Në Gjermani ekziston mundësia që për sëmundje të lehta të merret raport nga mjeku me telefon, deri në pesë ditë. Nëse raporti duhet të vazhdohet, atëherë personi duhet të shkojë tek mjeku. Kompanitë e sigurimeve dhe bizneset paralajmërojnë se kjo shton mundësinë e keqpërdorimeve. Ka pasur edhe kërkesa për heqjen e kësaj mundësie, por autoritetet në pushtet i kanë refuzuar këto kërkesa./DW/
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...