Gjendet një varr masiv që mbante më shumë se 1 mijë kuaj që datojnë para epokës sonë

00:44 | 22 Nëntor 2017

Skeletet e dhjetëra kuajve janë zbuluar në një varr masiv në Kinë, që besohet të jetë i para 2,400 viteve.

Ekspertët e ngazëllyer besojnë se kuajt dhe qerret u varrosën së bashku pranë varrit të një fisniku, por ende nuk dihet se kush është ai, transmeton portali arbresh.info

Deri me tani 90 kuaj dhe katër qerre janë gërmuar në provincën qendrore të Henanit.

Mendohet se kuajt e shtetit Zheng u vranë përpara se të gropoheshin pranë varrit të pronarit të tyre.

Gjetja misterioze ka fascionuar historianët, të cilët bashkë me eshtrat e kuajve kanë gjetur edhe objekte bronzi.

Arkeologu Ma Juncai për mediat kineze ka theksuar se varri është plaçkitur dhe ende nuk janë gjetur shënime të shkruara.

Besohet se gjërat e gjetura i përkasin periudhës mes viteve 770-221 p.e.s.

Në varrin masin janë të paktën 18 gropa dhe më shumë se 3 mijë varrë në rajon.  Deri me tani janë gërmuar vetëm tri gropa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara