Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë në borën e sapo rënë në Antarktidë.
Studiuesit nga Universiteti i Canterbury në Zelandën e Re mblodhën mostra nga 19 vende në Antarktidë dhe secila përmbante fragmente të vogla plastike, transmeton portal arbresh.info
Mikroplastikët rrjedhin nga erozioni i materialeve plastike dhe janë më të vogla se një kokërr orizi, ndonjëherë të padukshme për sy.
Studiuesit gjetën mesatarisht 29 grimca plastike për litër borë të shkrirë.
Ata identifikuan 13 lloje të ndryshme të plastikës dhe më i zakonshmi ishte polietilen tereftalati (PET), i përdorur kryesisht në shishe dhe veshje të pijeve joalkoolike. Kjo u gjet në 79% të mostrave.
“Burimi më i mundshëm i këtyre mikroplastikave në ajër janë stacionet kërkimore shkencore lokale,” shkroi studiuesi Alex Aves në revistën “Cryosphere”.
Studimet e mëparshme kanë gjetur ndotje mikroplastike në akullin e detit Antarktik dhe në ujërat sipërfaqësore, por ky është rasti i parë i raportuar në borë të freskët.
Një studim i madh i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences vitin e kaluar tha se mikroplastika po qarkullon në të gjithë globin, e cila shpesh transportohet nga pluhurat, era dhe rrymat e oqeanit.
Në vitin 2020, studiuesit gjetën mikroplastikë pranë majës së malit Everest. Ato janë gjetur edhe në oqeane të thella./arbresh.info/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...