Bishti i një dinosauri thuajse 100 milionë vjeçar është gjetur brenda një guri qelibar, një zbulim i paprecedent që na jep më shumë të dhëna sesi mund të dukeshin kafshët tashmë të zhdukura. Paleontologu Xing Li Da na tregoi fosilin që peshon 6.5 gramë dhe ka madhësinë e një guri plazhi.
“Pjesa e bishtit mund të duket. Dy milingonat sipër saj me gjasa po kërkonin mishin e dinosaurit. Mund të shohim gjithashtu disa fragmente bimësh, flluska të vogla dhe pendë.”
Xing tha se qelibari i formuar rreth 99 milionë vjetë më parë. Ekspertët thonë se bishti i përkiste një dinosauri që dukej si zog dhe kishte madhësinë e një pule. Pjesa e bishtit është 6 cm në gjatësi dhe përmban 8 vertebrea, secila prej tyre të ngjitura në pupla primitive. Paleontologët shpresojnë të gjejnë specie të njëjta në të njëjtin rajon, në një përpjekje për të treguar biodiversitetin e pasur të jetës që ata besojnë se lulëzonte në Azi, miliona vjetë më parë.
“Qëllimi ynë final është të provojmë biodiversitetin e specieve kurrizore, si hardhucat, dinosaurët, zogjtë, gjarpërinjtë dhe bretkosat që jetonin në pyjet tropikale të Mianmarit dhe në të tjera rajone të Azisë.”
Xing shprehet se e ka gjetur këtë qeliban në veri të Mianmarit në qershor 2015. Një studim mbi këto zbulime, i bashkëshkruar nga Xing dhe të tjerë shkencëtarë nga mbarë bota, është publikuar në revistën “Current Biology”. Kjo është hera e parë që një material dinosauri është gjetur i fosilizuar në qelibar. Specia është emërtuar “Eva”.
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...