Në qytetin e Milanos në Itali është vendosur rekordi për tiramisunë më të gjatë në botë.
Ëmbëlsira 273.5 metra të saj fitoi sot titullin në Rekordet Gines si tiramisuja më e gjatë e gatuar ndonjëherë.
Ëmbëlsira u realizua mbi 80 tavolina, me përbërësit: 500 kg maskarpone, 65 kg kakao e hidhur, 60 kg të verdha veze dhe 70 të bardha, 300 litra kafe dhe 65 kg sheqer.
30 kuzhinierë nga Shkolla e Kuzhinës Teatro7 | Lab, që udhëhiqeshin nga kuzhinieri Stefano Callegaro krijuan ëmbëlsirën rekord në CityLife Shopping District në Milano, në bashkëpunim me AADV Entertainment.
Pas matjes së ëmbëlsirës, gjyqtari Guinness World Records vërtetoi se ‘Tiramisuja Galbani Santa Lucia’ është më e gjatë në botë, plot 273.5 metra duke mundur rekordin e mëparshëm 269 metra të vendosur nga vitin e kaluar në Friuli-Venezia Giulia.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit