Shumë prej nesh ankohen për ditë të ftohta gjatë muajve të dimrit, por çfarë do të thoshin banorët e fshatit Oymyakon për nivelin e temperaturave që arrijnë atje.
Në muajin janar temperatura mesatare është -50 gradë celsius në fshatin rus, duke e bërë atë vendin më të ftohtë të banuar në tokë.

Temperatura rekord në këtë vend është regjistruar -71.2 gradë celsius. Oymyakon ka rreth 500 banorë që përdorin djegien e druve për ngrohje. Fshati është rreth
750 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe gjatësia e ditës lëviz nga 3 orë në dhjetor dhe 21 orë gjatë verës.
Pavarësisht dimrave të acartë, në muajt e verës temperaturat mbi 30 gradë celsius nuk janë të pazakonta.


Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...
Grealish e humb sezonin shkaku i lëndimit, vjen me postim em...
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë