E shtrirë në krah të të birit, fytyra e Sherri Kent flet vetë.
Kjo foto ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.
Nëna e dy fëmijëve nga Kanadaja, vendosi të postojë foton me djalin e saj, 22-vjeçarin Michael, pak përpara se ai të ndërronte jetë.
Sherri tha se qëllimi është të paralajmërojë të gjithë prindërit në mbarë botën.
Muajin e shkuar Sherri mori një telefonatë tronditëse.
I thanë se i biri ishte në spital pasi kishte marrë një overdozë.
“Ishte dita më e keqe e jetës sime,” thotë ajo.
Michael kishte marrë një overdozë me fentanil.
“Ai bëri një gabim që i kushtoi jetën. Dua të ndërgjegjësoj këdo për një epidemi që po vret nga pesë deri në shtatë njerëz çdo ditë në çdo qytet në Kanada”.
Sherri beson se overdoza erdhi pas një periudhe kur djali i saj kishte hequr dorë nga përdorimi i drogës prej katër muajsh.

Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026