Askush më parë nuk ka fituar kaq shumë para në ndonjë lotari, ndërsa sot nga një lotari janë fituar 758.7 milionë dollarëve.
“Çmimi i madh i Powerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në Twitter “Powerball USA”, duke shtuar se dhe katër bileta të tjera kishin kapur vlerën e mbi një milion dollarëve.
Pronari i biletës fituese, e kishte blerë në një dyqan në qytetin e Chicopee (verilindje) dhe mund të paraqitet kur të dojë brenda vitit për të tërhequr paratë.
Sipas “Powerball USA”, ai mund të zgjedhë që të marrë shumën e fituar me këste për 30 vite, ose të marrë një shumë unike prej 480,5 milionë dollarë, gjë që preferohet më shumë nga fituesit./arbresh.info
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...