Një fis i vjetër amerikan thuhet se kishte parashikuar që një kometë do ta shkatërrojë Tokën në “të ardhmen e afërt”.
Fisi “Hopi” beson se Toka është shkatërruar disa herë më parë – dhe thotë se tani jemi duke jetuar në “Botën e Katërt”.
Ata pretendojnë se bota do të shkatërrohet përsëri nga një “yll i kaltër” që do të përplaset në Tokë, transmeton gazeta express.
Legjenda sugjeron se ky fis i lashtë kishte parashikuar disa ngjarje, të cilat ndodhën me të vërtetë. Sipas regjistrimeve të ruajta të këtij fisi, ndër ngjarjet që ata kishin parashikuar ishte edhe zbulimi i Amerikës nga “njerëzit me lëkurë të bardhë”.

Disa sugjerojnë se “ylli i kaltër” mund të jetë një satelit i cili do të ri-hyjë në atmosferën e Tokës. Kjo mund të ndërlidhet me një satelit të kaltër kinez të quajtur “Tiangong 1”, i cili është parashikuar të përplaset në Tokë diku vitin e ardhshëm duke shkaktuar dëm të madh.
Sateliti raportohet se humbi kontaktin me kontrollin e misionit në korrik – që nënkupton se Toka mund të rrezikohet me të vërtetë nga ai. Vizatimet në shpella në Kanionin e Madh dhe në Egjipt shfaqin disa krijesa të cilat ndihmuan fisin Hobi t’i shpëtonin një numër fatkeqësive./gazetaexpress/
Dembele ndëshkonë Liverpoolin në “Anfield Road”
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...