Zakonet dhe traditat e martesave janë të ndryshme thuajse për çdo vend, por në disa vende këto tradita rezultojnë të jenë disi më të veçanta.
Për shembull, në Filipine, në momentin që djali kërkon dorën e vajzës tek familja e saj, ai duhet të bëjë edhe disa punë shtëpie për t’i treguar prindërve të nuses së ardhshme se ai është në gjendje të kujdeset për vajzën
Ndërsa në Sudan, vajza që do të lërë shtëpinë për të shkuar tek burri konsiderohet si një humbje ekonomike. Për këtë arsye dhëndri duhet të kompensojë këtë “humbje” me katër lopë.
Në Kinë, data e martesës nuk vendoset kurrë në qoftë se çifti nuk konsultohet paraprakisht me astrologun për të kuptuar se kush ditë sjell më shumë fat për ta
.Në Suedi, babai i nuses vendos një monedhë argjendi në këpucën e majtë të vajzës, ndërsa nëna vendos një monedhë floriri në këpucën e djathtë. Ky rit përfaqëson një lloj garancie që çifti të vendos për të ardhura.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...