Ndonëse pranvera fillon zyrtarisht në muajin mars, kjo stinë fillon të ndihet në prill.
Shirat e pranverës bëjnë që lulet të lëlëzojnë, ajri është më i ngrohtë, ditët më të gjata dhe të jesh i trishtuar në këtë periudhë të vitit duket thuajse e pamundur !
Të jetë vallë kjo arsyeja përse njerëzit e lindur në këtë muaj janë më të qeshurit dhe të dashurit (duke u nisur nga karakteristikat e shenjave të horoskopit).
Nëse prisni të sillni në jetë një fëmijë apo ju vetë keni lindur në këtë muaj lexoni disa fakte interesante të cilat mund të mos i keni ditur më parë.
I përkisni shenjës së dashit ose demit.
Jeni njerëz të vendosur, me vetëbesim të lartë të lindur për të qenë të suksesshëm.
Guri juaj i lindjes është diamanti.
Thuhet se ky gur i çmuar jus jell fat dhe emeton energji pozitive rreth jush.
Përfaqëson forcën, kurajon dhe fuqinë! Jeni të ndjeshëm dhe empatikë!
Gjithnjë i kuptoni të tjerët, pasi të vendosni veten në vend të tjetrit është aq e lehtë për ju!
Motoja juaj është: Silluni me të tjerët, ashtu si ju do të donit të silleshin me ju. Luledelja është lulja e muajit tuaj, ndaj dhe emri Daisy është më i pëlqyeri për vajzat e lindura në prill.
Sipas një studimi të kryer nga Columbia University janë më pak të riskuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike dhe ato të aparatit respirator.
Sipas hulumtuesve britanikë, njerëzit e lindur në muajin mardh, prill, maj , priren të tregojnë sjellje më optimiste se të tjerët.
Pra për ju, gjysma e gotës është gjithmonë plot dhe jo bosh.
Të lindurit nën shenjën e dashit priren të tërhiqen shumë nga shenja e tyre, ndërsa demi tërhiqet më shumë ndaj shenjës së peshores./Tring.al/
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...