Britania mund të përballet me stuhi dëbore për gati 4 muaj, teksa vendi sipas meteorologëve pritet të përballet me dimrin më të ftohtë të 10 viteve të fundit.
Pavarësisht se këtë verë vendi u përball me një valë të nxehti me temperatura rekord, njësoj si pjesa tjetër e Europës, ekspertët parashikojnë që ky dimër do të jetë gati ekstrem, më i egër se ai i vitit të shkuar.
Ulja ekstreme e temperaturave mund të ndodhë që në fillim të Nëntorit, për shkak të sistemeve ekstreme të presionit të ulët.
Vendi, sipas asaj që shkruan DailyMail, mund të përballet me dëborë për gati 4 muaj, kur ajri nga Atlantiku të përplaset me atë nga Arktiku, duke shkaktuar kështu stuhi akulli nëpër gjithë Britaninë e Madhe.
Megjithatë, vetë ekspertët pranojnë se ky lloj parashikimi vetëm sa jep një ide të përgjithshme për atë që mund të vijë, pasi sipas tyre moti mund të parashikohet në mënyrë precize jo më shumë se 30 ditë në avancë.
Edhe në vendin tonë, sinoptikanët parashikojnë një rënie të temperaturave duke nisur nga dita e hënë, e madje ata paralajmërojnë që kjo javë mund të sjellë edhe reshjet e para të dëborës.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin