Trupi i ngordhur i një krijese misterioze deti doli në bregun e një plazhi në Indonezi.
Krijesa gjigante, rreth 12 metra e gjatë e disa metra e gjerë, u zbulua nga Asrul Tuanakota, banor i zonës në brigjet veriore të ishullit Seram, provinca Maluku. Krijesa kishte ngordhur në rrethana të panjohura përpara se të gjendej të martën.



37–vjeçari fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një anije, por kur u afrua kuptoi se ishte gabuar.
Që prej atij momenti, banorë të shumtë kanë shkuar për të parë nga afër këtë krijesë.
Ata kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve për të hequr nga bregu mbetjet e saj. Siç raporton “Jakarta Globe”, ajo ç’ka është gjetur janë mbetjet e një kallamari gjigant.
Më herët gjatë këtij vitit, në ujërat e Filipineve doli një tjetër krijesë gjigante me flokë. Pavarësisht spekulimeve, ajo u identifikua më vonë si balenë.
Parashikimi i motit për të enjten
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...