Paul Higson ishte shumë i pikëlluar pasi kishte humbur unazën e martesës. Ai nuk e kishte hequr atë nga gishti për 25 vjet, por tani nuk kishte ide se ku e kishte humbur. Mund të ishte çdo kund në hapësirën e madhe të vendit të tij të punës.
Higson nga ishulli Orkney i Skotlandës, e kishte të vështirë t’i tregonte gruas së tij se e kishte humbur unazën. Megjithatë, ai duhej t’i tregonte, dhe sado që ishin të mërzitur, çifti vazhdoi përditshmërinë e tyre, përcjell Gazeta Metro.
Një ditë ata ishin në plazh. Kur papritur gruaja vërejti diçka që po shëndritste nën gurë. Kur gruaja e shikoi nga afër pa se ishte unaza e martesës së burrit të saj.
E mrekullueshme! Gjasat që ajo ta gjente unazën ishin aq të vogla, por ja që ndodhi.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira