Shkencëtarët në Britaninë e Madhe, kanë shfaqur shqetësim pasi popullsia e bletëve anembanë botës është zvogëluar nga një sëmundje, e cila përhapet nëpërmjet insekteve asimptomatikë dhe shpërndahet me shpejtësi.
Lajmi bëhet i ditur nga “New York Post që citon “The Guardian, ku thuhet se edhe për bletët vlen distancimi social, në mënyrë që të mos shfarosen.
Pirgje me bletë të vdekura u gjetën jashtë koshereve të infektuara me një lloj virusi që shkakton të dridhura, bën insektet të mos fluturojnë dhe më pas të ngordhin për një javë.
“Infeksioni dikur ishte një gjë e rrallë, por është përhapur me shpejtësi”, tregojnë studiuesit e Universitetit në Newcastle, të cilët ekzaminuan bletët në 25 vende.
Në Britani, për shembull, virusi i paralizës kronike të bletëve, u desh vetëm një dekadë për të pushtuar 39 nga 47 qarqet angleze dhe gjashtë nga tetë qarqet Uellsiane.
“Ju nuk mund të mendoni për distancë sociale në një zgjua bletësh, por ju mund ta menaxhoni atë duke zgjeruar hapësirën brenda zgjoit”, tha Profesor Giles Budge.
Në SHBA, shkalla e infeksionit u rrit nga 0.7% në 2010 në 16% në 2014./medial/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit