Shkencëtarët duke punuar jashtë bregut të Namibisë kanë filmuar momentin kur dy balena vrasëse sulmojnë një delfin, shkruan Daily Mail.
Raportohet që hulumtuesit ishin duke studiuar pasojat e derdhjes së naftës, kur panë dy grabitqarët duke e ndjekur delfinin, transmeton portali arbresh.info.
Video tregon një nga balenat vrasëse që shfaqen në sipërfaqe, duke mbajtur delfin në gojë përpara se të zhyten në ujë.
Sipas Simon Elven, një nga kërkuesit, të nesërmen u zbuluan mbetjet e copëtuara të delfinit Heaviside.
Elven tha se gjatë karrierës së tij 20-vjeçare duke punuar me kafshë detare, ai kurrë nuk ka parë trupa të tillë të shpërfytyruar.
Paralajmërim, pamjet janë grafike dhe mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë shikuesit./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot