Një hulumtim i shkencëtarëve amerikanë, që është publikuar në Byronë Nacionale të Hulumtimeve Ekonomike, ka treguar se personat e lindur në shtator kanë një avantazh më të madh në shkollë.
Shkencëtarët kanë analizuar zhvillimin e aftësive njohëse të më shumë se 1.2 milionë nxënësve në shkollat publike në Florida mes moshave 6 dhe 15, e që të gjithë kishin qenë të lindur në muaj të ndryshëm, transmeton Telegrafi.
Pas analizimit të variablave të ndryshme, shkencëtarët zbuluan se studentët e lindur në muajin shtator kishin pasur nota shumë më të larta sesa fëmijët e lindur në gusht dhe muajt tjerë.
Hulumtuesit kanë theksuar se nxënësit e lindur në shtator janë gjithashtu më të prirë të futen në universitete më të mira.
Ndër tjerash, autorët e studimit gjithashtu kanë theksuar se personat e lindur në shtator shquhen edhe për shanse më të vogla të përfshirjes në krime të ndryshme. /Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...