Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë duke u përshkallëzuar.
Pasi presidenti amerikan, Donald Trump shkëmbeu deklarata retorike me zyrtarë në shtetin e izoluar të martën, Pyongyang kërcënoi me sulm ushtarak në territorin amerikan të Guamit.
Duke parë gjendjen që po eskalon, dhe me mundësinë shumë të vogël të një konflikti potencial, shoumeni i njohur televiziv, Jimmy Kimmel, vendosi të sprovonte njohuritë e popullit amerikan për gjeografinë e Koresë së Veriut, duke i pyetur njerëzit në Hollywood nëse do të mund të identifikonin vendin në hartë.
Askush s’e di. Kryesisht orientoheshin kah Arktiku. Disa të tjerë mundoheshin ta gjenin në Lindje të Mesme, që kuptohet se nuk gjendet as atje dhe është shumë larg Koresë së Veriut. E madje pati edhe të atillë që Korenë e Veriut e sollën në Evropë.
Ndërkaq, në pyetjen se a duhet Amerika të sulmojë ushtarakisht Korenë e Veriut, qytetarët thanë PO.
Ju kujtojmë se Koreja Veriore është një vend i vogël, i pozicionuar në cepin veriore të gadishullit Korean, mbi fqinjin e tij më pak armiqësor, Koreja e Jugut.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...