Pesë shekuj më parë, një filozof italian bëri një parashikim apokaliptik që në mes të verës për dy ditë do të bjerë borë në qytetin me diell të Salentos.
Tashmë profecia e Matteo Tafurit rrezikon të bëhet realitet, të paktën sa i përket dëborës, për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë pushtuar Europën, duke bërë që plazhet e Salentos të mbulohen nga dëbora.
Salento e palmave dhe erave të buta jugore, Salento me dëborë. Dy ditë dëborë, dy shkëndija në qiell, e di që bota do të marrë fund”, shkruante ai.
“Nostradamusi italian” Tafuri, i cili jetoi nga 1492 – 1582, siç shkruan “DailyMail” ishte një prej personaliteteve më të shquara të rajonit të Apulias në Italinë e shekullit të 16. Tafuri ishte një admirues i literaturës greke dhe latine, një fizikant dhe astrolog i talentuar. Dëbora në Salento ra përgjatë fundjavës teksa shkollat u mbyllën pasi jugu i Italisë nuk është i mësuar me reshje të tilla të dendura dëbore.
Kjo ka bërë që përdorues të shumtë në rrjete sociale të frikësohen se një profeci e tillë mund të kthehet realitet.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...