23 prilli, që është festa e parë dhe e vetme për fëmijët në mbarë botën, i është dhuruar atyre nga themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
23 prilli është data e çeljes së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), që këtë vit feston 100-vjetorin, në vitin 1935 u bashkua me Festën e Sovranitetit të Popullit dhe filloi të festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve, transmeton arbresh.info.

Kjo ditë që është një datë kur janë hedhur themelet e Republikës së Turqisë dhe sovraniteti i ka kaluar në mënyrë të pakushtëzuar kombit turk, festohet me entuziazëm nga fëmijët.
Themeluesi i Republikës së Turqisë dhe Presidenti i parë, Mustafa Kemal Ataturk besonte se e ardhmja është në duart e fëmijëve dhe për këtë arsye i jepte atyre një rëndësi të madhe. Dhurimi i datës së çeljes së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë si një ditë feste jo vetëm për fëmijët në Turqi, por për fëmijët e të gjithë botës, tregon se sa shumë i donte fëmijët Ataturku./arbresh.info/


Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...
Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, k...
Për të dytin vit me radhë, Trepça dominoi basketbollin kosov...
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...
Monedha e re: Bullgaria kalon në euro