Nëse dëshironi që të keni një vit të mbarë, atëherë duhet që të mbani vesh mbi disa bestytni, të cilat tregojnë se për gjërat që nuk duhet të bëni në ditën e Vitit të Ri.
Sipas disa kulturave dhe traditave, ekzistojnë disa mënyra të çuditshme për të garantuar një Vitin e Ri të lumtur dhe të suksesshëm, transmeton portali arbresh.info
Mundohu që t’ju përmbaheni këtyre 7 bestytnive dhe të gjithë gjërat do të shkojnë mirë.
Nëse doni që viti t’ju shkojë mbraë, atëherë mos fshini pluhura në ditën e parë të Vitit të Ri. Ky veprim mund të bëj që ju vetë të “fshini fatin e mirë”, prandaj për 2 ose 3 ditë lëreni pluhurin të mblidhet së bashku me fatin tuaj.
Një ndër rregullat më strikte është që të mos lani rroba. Lëreni shportën të mbushet. Është rregull universal që me datën 1 janar të mos lani rroba. Sipas bestytnive, thuhet se nëse lani rroba këto ditë mund të dërgojë në “largimin e fatit të një personi të dashur, por që ndodhet larg jush”.
Natën e Vitit të Ri dhe të nesërmen mos vishni rroba të vjetra. Nëse doni që të keni në vit të mbushur me gjëra të reja, filloni nga rrobat.
Pulën gjithmonë duhet ta mbani larg menysë së Vitit të Ri, sepse besohet se ky ushqim mund të sjell varfëri në shtëpinë tuaj. Besohet se shpezët duhet të mbahen larg tryezës gjatë festës.
Është një kohë feste, prandaj nuk është aspak ide e mirë që t’ia filloni duke qarë. Besohet se nëse qani në natën e Vitit e Ri dhe dy ditë më pas, pjesa tjetër e vitit mund të ju shkojë duke qarë.
Sipas një bestytnie, ju duhet të paguani të gjitha borgjet para 1 janarit, në mënyrë që të keni një vit të mbarë financiar. Anasjelltas, mos i ktheni kreditë ose hidhni para në ditën e Vitit të Ri.
Nëse e dëgjoni një mace duke qarë, ecni në drejtim të kundërt, sepse kështu mund të shmangni më të keqën./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit