Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar se sonte do të fillojë procesi i largimit të mbeturinave inerte dhe vëllimore në lagjet “Lakrishtë”, “Dardani” dhe “Qendër” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, qytetarët e këtyre lagjeve luten që mbeturinat inerte dhe vëllimore t’i nxjerrin në pikat e caktuara, përkatësisht pranë kontejnerëve, nga ora 19:00, në mënyrë që procesi i grumbullimit të zhvillohet sa më shpejt dhe pa pengesa, shkruan Arbresh.info.
Nga KRM “Pastrimi” bëhet thirrje e veçantë që qytetarët të mos i parkojnë veturat pranë kontejnerëve dhe në hyrje të rrugicave, pasi kjo pamundëson kryerjen e rregullt të shërbimit.
Kompania falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se kontributi i secilit është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë dhe ambientit të qytetit./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës