Të veshur me kostume tradicionale kineze, perëndimore dhe Sri Lankan, 50 çifte kineze janë martuar në një ceremoni masive në kryeqytetin e Sri Lankës për të shënuar 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si dhe për të promovuar ishullin si një destinacion turistik.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë politikanë dhe diplomatë nga dyja vendet, transmeton portali arbresh.info. Të pranishëm ishin edhe një numër shtetasish kinezë.
Menjëherë pas arritjes së çifteve në makinat e zbukuruara, ceremonia filloi me daulle dhe kërcimtarë tradicionalë të Sri Lankës që është si një simbol i mbarëvajtjes dhe kryerjes së një valleje të mirëpritjes
Çiftet shkëmbyen unaza dhe kishin gishtat e tyre të lidhur së bashku dhe uji u derdh mbi ta si shenjë e unitetit dhe pastërtisë./Arbresh.info/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...