Ruby Butler, 27 vjeçare, ishte e ulur ndërsa kishte shtrirë këmbët e saj në një ulëse tjetër në një tren, kur një burrë i besimit islam e akuzoi atë se do të duhej të arrestohej për veprimet që ajo po i bënte aty.
Debati veçse shkonte duke u bërë më i ashpër, teksa myslimani kërkonte nga vajza që të mos i vendoste këmbët aty, sepse sipas tij, myslimanët nuk mund të ulen aty më pastaj.
Sipas Dailymail, vajza 27 vjeçare e ka publikuar videon duke thënë se ajo është abuzuar teksa gjendej në tren.
Pavarësisht përpjekjeve nga një i ri që myslimani të qetësohej, situata veçse shkonte e nxehej më shumë.
Një pasagjer tjetër në tren iu drejtua myslimanit duke i thënë se “ Këtu jemi në Angli, vëlla”.
Ndërsa me nervozizëm i moshuari i besimit islam ia ktheu “ Mos debato me mua. E di që jam në Angli, kam lindur këtu në rregull? Kam po aq të drejta sa keni edhe ju”, vazhdonte ai.
https://youtu.be/Z0TANjRDggQ
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...