Google ADS

21 foto që e tregojnë se si është jeta në qytetin më të ftohtë në botë (Foto)

15:41 | 11 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Dhe këtë nuk e dëshmon asgjë tjetër më shumë sesa jetesa në fshatin e vogël të Oymyakon, në Rusi, ku cilësohet si vendi më i ftohtë në botë për të jetuar.
Temperaturat mesatare gjatë muajve të dimrit janë rreth -50 gradë celsius, ndërsa temperatura më e vogël e regjistruar ndonjëherë është ajo e vitit 1924 ku kishte qenë -71.2 gradë celsius ftohtë.

Aventurieri dhe fotografi Amos Chapple e ka vizuar këtë fshatë së fundmi, dhe e ka dokumentar jetën e përditshme të banorëve në këto kushte të tmerrshme.
Ajo përmes fotografive të saj na jep mundësinë ta shohim jetesën e atyre banorëve, dhe ta kuptojmë se çfarë do të thotë të jetosh në asi kushte.

Më poshtë, i keni 21 foto të cilat lajmi.net i sjell për ju, e përmes së cilave mund ta shihni se çdo të thotë të jetoni në vendin më të ftohtë në botë.

1) Amos Chapple e ka filluar rrugëtimin e tij në Yakutsk, kryeqytetin e regjionit Sakha të verilindjes së Rusisë, që ndryshe njihet si kryeqyteti më i ftohtë në botë.

auto_11449766422

2) Në këtë qytet jetojnë 300,000 njerëz, dhe gjatë dimrit temperaturat mesatare janë rreth -34 gradë celsius.

auto_21449766426

3) Pavarësisht kushteve, Chapple thotë se banorët e këtij qyteti ishin të mahnitshëm, ata ishin miqësor, dhe visheshin shumë mirë.

auto_31449766429

4) Por si e përballojnë ata këtë të ftohtë? “Russki chai, apo çaj Rusi, e cila është fjala e tyre për vodka”, ka thënë Chapple

auto_41449766433

5) Chapple kishte qëndruar fillimisht në një shtëpi për mysafirë në Yakutsk para se të lidhte miqësi me vendasit dhe ata ta ftonin atë në shtëpitë e tyre.

auto_51449766437

6) Ai gjithashtu ka cekur se të gjithë e kanë respektuar atë, dhe se ky e ka pasur shumë vështirë ta përballojë të ftohtin

auto_61449766440

7) “Efektet e Luftës së Ftohtë nuk janë edhe aq të mëdha në këto zona, pasi që etnikët Yakuts janë më ndryshe se rusët e zakonshëm dhe se nuk ndihen që iu është dëmtuar krenaria”, thotë Chapple.

auto_71449766445

8) Yakutsk është si urëlidhëse për në Oymyakon, e njohur ndryshe edhe si qyteti më i ftohtë në planet.

auto_81449766448

9) Për shkak se veturat ngasin në temperatura shumë të ulëta, ata i mbajnë veturat gjithmonë ndezur dhe stacionet e benzinës janë të hapura 24 orë në ditë.

auto_91449766453

10) Chapple kishte mbetur i bllokuar në këtë shtëpi të mysafirëve të njohur si ‘Cafe Cuba’ dhe kishte mbijetuar me supë dhe çaj të ngrohtë për dy ditë, derisa një veturë tjetër kishte ardhur dhe e kishte marrë atë që ta vazhdojë rrugëtimin e tij

auto_101449766457

11) Monumenti i epokës së komunistëve afër hyrjes sy qytetit e shënon thyerjen e rekordit të temperaturave më të ulëta ndonjëherë që janë regjistruar në fshat në vitin 1924.

auto_111449766462

12) Gjatë muajve të dimrit, temperatura mesatare në këtë qytet është -50 gradë celsius.

auto_121449766466

13) Chapple tregon se si ndihej që trupi i tij ishte bllokuar nga të ftohëtit dhe se një ditë në këtë ambient ishte e tmerrshme.

auto_131449766471

14) Ai gjithashtu tregon se edhe përdorimi i kamerës ishte një vështirësi shumë e madhe

 

auto_141449766475

15) Për shkak se tubat e ujit ngrihen, banorët janë të detyruar që ta instalojnë një tualet jashtë shtëpisë.

auto_151449766480

16) Edhe varrosja e njerëzve të vdekur është një gjë shumë e vështirë në Oymyakon për shkak të tokës së ngrirë, prandaj para se të varroset fillimisht ndezin zjarre të mëdha që ta nxejnë vendin e varrosjes.

auto_161449766485

17) Chapple thotë se banorët ndiheshin shumë entuziast të takonin vizitorë të ndryshëm

auto_171449766489

18) Për shkak se toka është shumë e ftohtë që të mbjellin perime, njerëzit në Oymyakon jetojnë nga prodhimet e kafshëve të ndryshme

auto_181449766495

19) Ata hanë peshk të ngrirë, si salmon, por hanë edhe mëlçi të kalit. Ata më së shumti mbijetojnë nga supa e mishit

auto_191449766499

20) Chapple thotë se jeta këtu është thuajse e zakonshme si në çdo vend tjetër, përveç pjesës ku sytë i mbajnë në termometër dhe në momentin që temperaturat arrijnë më poshtë se -50 gradë celsius, çdo gjë ndalet.

 

auto_201449766504

21) Sa i përket verës, është shumë e shkurtër dhe temperatura më e lartë e regjistruar është 35 gradë celsius

auto_211449766508

Shpërndaje në rrjete sociale