Për të shtatin vit rradhazi Mastercard ka publikuar “Global Destination Cities Index”, një studim që rendit qytetet më të vizituara për vitin 2017.
Këtë vit nuk mungojnë surprizat. Qyteti më i vizituar gjatë këtij viti është renditur Bankoku, ndërsa Milano lë pas Romën në klasifikimin e përgjithshëm.
Kryeqyteti tajlandez me një popullsi mbi 15 milionë banorë, është qyteti më i vizituar i vitit 2017. Sipas studimit në fjalë, rreth 21.4 milionë turistë do të zbarkojnë në qytetin kaotik lindor. Bankok përveçse një qytet me një histori të rëndësishme mbi shpatulla është edhe nyja kryesore për ata që duan të vizitojnë Azinë jug-lindore.
Në vend të dytë si qyteti më i vizituar është renditur Londra. Kryeqyteti britanik konfirmohet si një nga kryeqytetet më të dashura në botë. I pasur me atraksione kulturore dhe jo vetëm, këtë vit Londra pritet të numërojë rreth 19.8 milionë turistë.
Qyteti i tretë më i vizituar është Parisi. Pavarësisht sulmeve terroriste gjatë vitit 2017, rreth 18 milionë turistë do të vizitojnë kryeqytetin francez brenda 2017-ës, transmeton Syri.net.
Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të 20 qyteteve më të vizituara për 2017-ën:
-Bankok, Tajlandë
-Londër, Britani e Madhe
-Paris, Francë
-Dubai, Emiratet e Bashkuara
-New York, SHBA
-Singapori
-Kuala Lumpur, Malajzi
-Stambolli, Turqi
-Tokio, Japoni
-Seul, Koreja e Jugut
-Hong Kong, Kinë
-Barcelona, Spanjë
-Amsterdam, Holland
-Milano, Itali
-Taipei, Tajvan
-Roma, Itali
-Osaka, Japoni
-Vjena, Austri
-Shangai, Kinë
-Praga, Çeki
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës