1 në 4 njerëz besojnë se shpirti i një të afërmi të vdekur, i udhëzon ata në jetën e përditshme

12:04 | 20 Maj 2022

A besoni tek shpirtrat e të vdekurve? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Një sondazh i fundit në SHBA, ka zbuluar se 42 për qind e njerëzve besojnë se të vdekurit mund të na kontaktojnë ende edhe nga bota e përtejshme.

Për më tepër, gati 2 në 3 persona (63 për qind), pretendojnë se kanë parë sinjale ose shenja nga një i afërm që ka ndërruar jetë. Njerëzit thonë se shenjat më të zakonshme që tregojnë se një shpirt është pranë tyre, janë ndjesia e pranisë në dhomë (27 për qind), kafshët shtëpiake që sillen në mënyrë të çuditshme (23 për qind), dhe nuhatja e një arome të veçantë dhe mosnjohja e burimit të saj (22 për qind).

Edhe më interesant është fakti se 1 në 4 njerëz, besojnë se shpirti i një njeriu të dashur, është ende duke luajtur një rol të madh në jetën e tyre. Këta të anketuar thonë se një fantazmë “miqësore” i udhëzon në jetën e përditshme, duke i ndihmuar të sigurojnë punë, kujdesen për ta kur janë të sëmurë, dhe i mbajnë të sigurt kur udhëtojnë.

Sondazhi, i kryer nga “OnePoll” dhe i porositur nga televizioni Sky në prag të transmetimit të serisë së re të filmit thriller “The Rising”, zbuloi gjithashtu se 62 për qind e të rriturve që besojnë në jetën pas vdekjes, thonë se kanë pasur kontakte me një shpirt.

Ndërkohë 39 për qind të tjerë, besojnë në aktivitetin paranormal për shkak të historive që u kanë treguar të tjerët. Gati gjysma e njerëzve që besojnë tek fantazmat (46 për qind), besojnë se një i dashur i vdekur është kthyer nga bota e përtejme për t’i kontaktuar sërish.

Në fakt, 1 në 5 nga ata që kanë përjetuar praninë e një shpirti, thonë se familjari i tyre fantazmë ka pasur kontakt fizik me ta, duke i shkaktuar gjëra të tilla si të dridhura në trup. 17 për qind thonë se i afërmi i tyre i vdekur, e ka bërë të ndihet prania e tij duke i shkaktuar mornica në trup, ndërsa 1 në 10 ka dëgjuar shpirtra që i kanë folur ose bërtitur në një shtëpi të qetë.

Ashtu si filmi i famshëm i Hollivudit, 1 në 4 njerëz që besojnë në jetën pas vdekjes pretendojnë se kanë një “shqisë të gjashtë”, që i lejon ata të shohin mesazhe nga fantazmat.

Edhe nëse nuk e besojnë se mund të dëgjojnë atë që thotë një familjari i tyre i vdekur, 46 për qind e të gjithë të anketuarve thonë se është ngushëlluese të mendosh se një njeri i dashur që ka ndërruar jetë, është ende në gjendje që t’i shohë ata pas vdekjes.

Ndërkohë, 52 për qind e te anketuarve, thonë se bisedojnë rregullisht me anëtarët e familjes së tyre që nuk janë më në këtë botë. Më shumë se gjysma e të anketuarve (55 për qind), beson se njerëzit që duam nuk largohen kurrë nga prania jonë, pavarësisht nëse i shohim ende apo jo.

Dhjetë shenjat kryesore të pranisë së një shpirti pranë jush:

Ndjenja e pranisë së tij në dhomë (27 për qind).

Kafshët shtëpiake, si qentë apo macet, që sillen në mënyrë të çuditshme (23 për qind).

Nuhatja e një parfumi apo arome të veçantë, së cilës nuk ia dini origjinën (22 për qind).

Të ndjerit sikur po ju prek dikush, kur në fakt aty nuk ndodhet askush aty pranë (21 për qind).

Shikimi i simboleve të një shpirti:zogjtë, fluturat, puplat, etj (21 për qind).

Gjërat që bien vetë, si p.sh një libër që bie nga rafti, apo një foto që bie nga muri ku është varur (20 për qind).

Ndjenja e një “dridhje” në trup (18 për qind).

Dëgjimi i një zëri kur jeni vetëm (17 për qind).

Mornica në trup (17 për qind).

Ndiheni të tërhequr nga vende, që ishin dikur të rëndësishme për dikë që tashmë ka vdekur (16 për qind)./bota.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale